Stuhia vdekjeprurëse në Turqi, humbin jetën 9 persona, fundoset anija e mallrave në Detin e Zi
Turqia u përfshi nga moti i keq dhe stuhi të dielën. Për pasoj një anije mallrash me 11 anëtar në ekuipazh, u fundos në detin e zi.
Moti i keq ka shkaktuar 9 viktima në disa zona të Turqisë.
Ekipet e shpëtimit kanë mundur vetëm të hënën në mëngjes që të vazhdonin kërkimet e tyre në një operacion përmes detit dhe ajrit.
Ministri i brendshëm turk tha se anija turke Kafkametler, me 11 anëtarë në bord, u fundos pranë bregdetit të Ereglit në veriperëndim të provincës Zonguldak në Turqi dhe se trupi i pajetë i një anëtari të ekuipazhit është nxjerrë.
Më herët kapiteni i anijes kishte raportuar të dielën në mëngjes se anija po shkonte drejt një valëthyesi në Eregli.
Sipas të dhënave anija ka mundësi ta ketë goditur strukturën e valëthyesit.
Po ashtu në një reagim ministry turk tha se vërshimet nëpër Turqi gjatë fundjavës shkaktuan vdekjen e katër personave në provincën juglindore, Batman, si dhe të tre personave të tjerë në Zonguldak, e po ashtu anëtari i ekuipazhi në anije dhe një tjetër person në një zonë në juglindje.