Studimi: Efektiviteti i vaksinës kineze Sinovac zbehet pas gjashtë muajsh

Studimi: Efektiviteti i vaksinës kineze Sinovac zbehet pas gjashtë

Antitrupat e krijuar nga vaksina kineze Sinovac për COVID-19 bien nën nivelin kritik, rreth gjashtë muaj pas dozës së dytë për shumicën e të vaskinuarve, megjithatë një dozë e tretë përforcuse mund të ketë një efekt të fortë mbrojtës, sipas një studimi laboratorik.

Studiuesit kinezë njoftuan për përfundimet e një studimi të mostrave të gjakut mes të rriturve të shëndetshëm të moshave 18-59 vjeç, në një studim të botuar të dielën.

Për pjesëmarrësit që kishin marrë dy doza, me interval dy ose katër javëshe , vetëm 16.9% dhe 35.2% respektivisht vazhdonin të kishin nivel antitrupash, mbi minimumin e duhur gjashtë muaj pas dozës së dytë, thotë studimi.

Përfundimet u bazuan në të dhënat nga dy grupe që përfshinin më shumë se 50 pjesëmarrës secili. Doza e tretë iu dha 540 pjesëmarrësve në studim.

Për ata që morrën dozën e tretë, rreth gjashtë muaj pas së dytës, nivelet e antitrupave neutralizues pas 28 ditësh ishin rritur rreth 3-5 herë nga nivelet e diktuare katër javë pas dozës së dytë, sipas studimit.

Studimi u krye nga institutet për kontrollin e sëmundjeve në provincën Jiangsu, kompania Sinovac dhe institucione të tjera kineze.

Ata paralajmëruan se studimi nuk ka testuar efektin e antitrupave kundër varianteve më të transmetueshme dhe se kërkohej hulumtim i mëtejshëm për të vlerësuar kohëzgjatjen e antitrupave pas një doze të tretë./ VOA

EMISIONET