Studentja 19 vjeçe, përdhunohet dhe hidhet në rrugë, më pas goditet dhe të vritet nga makina

Studentja 19 vjeçe, përdhunohet dhe hidhet në rrugë,

Tre burra dhe një adoleshente janë arrestuar nën dyshimin se përdhunuan një studente përpara se ta hidhnin në rrugë – ku ajo u godit nga një makinë dhe u vra.

Madison Brooks, një studente universiteti 19-vjeçare , vdiq pasi një makinë e goditi aksidentalisht në Baton Rouge, Luiziana më 15 janar.

Sipas policisë, ajo ishte përdhunuar në një makinë tjetër dhe ishte lënë në rrugë, e dehur, kur u godit.

Kaivon Deondre Ëashington, 18 vjeç dhe një 17-vjeçar i paidentifikuar tani janë akuzuar për përdhunim të shkallës së tretë.

Everett Lee, 28 vjeç dhe Casen Carver, 18, të cilët thuhet se kanë qenë në makinë, por nuk kanë marrë pjesë në përdhunim, u akuzuan për përdhunim të shkallës së tretë.

Thuhet se Carver i tha policisë se ai dhe tre të dyshuarit e tjerë kishin qenë në një klub, i njohur si Reggie's Bar, që ndodhet pranë Universitetit Shtetëror të Luizianës, ku studionte Madison.

Sipas urdhrit të arrestit, ata kishin pirë dhe u larguan me viktimën, të cilin e kishin takuar për herë të parë.

Në fund Madison u zbrit afër vendit ku u godit nga një shofer në Burbank Drive rreth orës 3 të mëngjesit.

Ajo kishte qëndruar në një zonë të pandriçuar në atë kohë. Shoferi i cili ka ndaluar në vendngjarje nuk është arrestuar dhe nuk ka qenë nën ndikim.

Ajo u dërgua në spital por vdiq nga plagët e marra.

Dokumentet e arrestimit tregojnë se Madison kishte një nivel të alkoolit në gjak prej 0,319 për qind në kohën e vdekjes së saj, raporton Daily Mail , që është gati katër herë më shumë se kufiri ligjor.

EMISIONET