Stoltenberg "pezmaton" Zelenskyn: Për momentin nuk mund ta pranojmë Ukrainën në NATO

Stoltenberg "pezmaton" Zelenskyn: Për momentin nuk mund ta

Ukraina do të duhet të rrijë në pritje për tu bërë pjesë e Aleancës Ushtarake të Atlantikut Verior.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se "nuk mund ta pranojmë Ukrainën për momentin në NATO".

Por ai deklaroi mosnjohjen e aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, duke e përshkruar "rrëmbimin e territorit nga Rusia" si "të paligjshme". 

Deklarata vjen pasi presidenti Zelensky nënshtroi kërkesën përmes të cilës kërkonte anëtarësim të përshpejtuar në NATO për Ukrainën.

Ky hap i Zelenskyt erdhi pasi Rusia shpalli aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës në të cilat u mbajtën dhe referendumet për bashkimin me Rusinë.

EMISIONET