Starmer në konferencë: Putin duhet të vijë në tryezë...
“Ka ndodhur shumë” që nga takimi i tij me liderët në Londër më herët këtë muaj, filloi kryeministri.
“Presidenti Zelenskyy ka treguar edhe një herë dhe pa asnjë dyshim se Ukraina është palë për paqen… por Putin po mundohet të vonojë, duke thënë se duhet një studim i kujdesshëm përpara se të ndodhi një armëpushim.”, u shpreh Starmer.
“Por bota ka nevojë për veprim. Mesazhi im është shumë i qartë, Putin do të duhet të vijë në tryezë, kështu që ky është momenti, lejoni që armët të pushojnë, lejoni që sulmet barbarike ndaj Ukrainës të ndalen një herë e përgjithmonë,” vazhdoi ai.
Sir Keir tha se “dëshira e Rusisë për konflikt dhe kaos dëmton sigurinë tonë këtu në Mbretërinë e Bashkuar”.
Ai përsëriti thirrjen për paqe të qëndrueshme, “të mbështetur nga masa të forta sigurie përmes koalicionit të gatshëm”.
“Ne nuk do të rrijmë dhe të presim që Putin të veprojë.”
Ai përfundoi fjalimin e tij të hapjes duke thënë se ushtritë evropiane do të mblidhen të enjten ndërsa diskutimet kalojnë në fazën operacionale.