Speciet migratore në rrezik, OKB: Gjysma e specieve që migrojnë kanë shënuar renie të popullsisë

Speciet migratore në rrezik, OKB: Gjysma e specieve që migrojnë

Ekspertët e OKB kanë hartuar raportin e parë në lidhje me specie mërgimtare dhe rezulton se më shumë se 1 e pesta e tyre rrezikojnë zhdukjen, teksa gjysma kanë shënuar rënie të popullatave

Më shumë se një e pesta e specieve migratore nën mbrojtjen ndërkombëtare janë në rrezik zhdukje, duke përfshirë gjithë peshqit nomadë.

Nga balenat kurrizore te pelikanët dalmat, çdo vit, miliarda kafshë migrojnë me ndërrimin e stinëve në oqeane, në tokë dhe në qiell.

Por ekspertët e OKB ngrenë alarmin se ato po kërcënohen nga ndotja njerëzore, përhapja e specieve te rrezikshme dhe kriza klimatike.

Gjysma e 1 mijë e 189 specieve të listuara në Konventën për Ruajtjen e Llojeve migratore të Kafshëve të Egra kanë shënuar rënie të ndjeshme të popullsisë, duke përfshirë gorilla, lakuriqët e kaftë të natës dhe breshkat.

Por konventa mbulon speciet migratore që kërkojnë koordinim ndërkombëtar për të siguruar mbijetesën e tyre.

Autorët e raportit identifikuan 399 të tjera të kërcënuara që nuk janë të listuara në mbrojtje.

Ndërsa situata është më alarmante për peshkaqenët, peshqit rreze dhe peshqit blicë. Numri I këtyre ka rënë 90% që nga viti 1970.

Raporti vjen teksa qeveritë mblidhen për një samit në Uzbekistan , për të diskutuar se si të mbrohen më mirë speciet migratore në botë.

Sekretarja ekzekutive e Konventës, Amy Fraenkel shpjegon se 3 në 4 specie preken nga humbja e habitatit, 7 nga 10 preken nga mbishfrytëzimi, që përfshin vrasjen e qëllimshme përmes gjuetisë ose helmimit, si dhe kapjen e rastësishme.

‘Njerëzit mund të mos e kuptojnë se balenat, luanët, gorillat, gjirafat dhe shumë zogj janë specie shtegtare… Është një shkak i madh për alarm’ është shprehur ajo.

Për të ndihmuar popullatat të rikuperohen, raporti rekomandon që ndërhyrja njerëzore në shtigjet e tyre të migrimit duhet të minimizohet

EMISIONET