Skanimi dixhital zbulon sekretet e mumjes nga 2300 vjet më parë

Skanimi dixhital zbulon sekretet e mumjes nga 2300 vjet më parë

Një skanim i ri dixhital ka zbuluar detaje intime rreth një djali adoleshent, i cili u mumifikuar rreth 2300 vjet më parë.

Një ekip shkencëtarësh i udhëhequr nga Sahar Saleem, profesoreshë e radiologjisë në fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Kajros, arriti në përfundimin se djali dhe familja e tij ishin të pasur dhe me status të lartë shoqëror, sepse trupi i tij ishte stolisur me 49 amuleta të çmuara.

Selimi tha: “Shumë prej tyre ishin prej ari, ndërsa disa prej gurëve gjysmë të çmuar, argjilës së djegur ose faiane. Qëllimi i tyre ishte të mbronin trupin dhe t'i jepnin vitalitet në jetën e përtejme.”

Ekipi e quajti mumje Djali i Artë. Ai u zbulua për herë të parë në vitin 1916 në një varrezë të përdorur nga 332 para Krishtit deri në 30 para Krishtit në Nag el-Hassay në Egjiptin jugor . Deri më tani ai ishte ruajtur i paekzaminuar në bodrumin e muzeut egjiptian të Kajros.

Amuletat në trup përfshinin një skarabë me zemër të artë të ngulur në fyt dhe një gjuhë të artë brenda gojës së tij.

Saleem tha se amuletat ishin "stilizuar bukur në një rregullim unik të tre kolonave midis palosjeve të mbështjellësve dhe brenda zgavrës së trupit të mumjes. Këto përfshijnë syrin e Horusit, skarabin, amuletin akhet të horizontit, placentën, nyjën e Isis dhe të tjera.

Saleem dhe ekipi i saj përdorën skanime CT për t'i lejuar ata të ekzaminonin brendësinë e mumjeve pa i zbërthyer ato.

Studimi vlerësoi se djali ishte rreth 14 ose 15 vjeç, bazuar në shkallën e shkrirjes së kockave në skeletin e tij dhe mungesën e dhëmbëve të mençurisë në gojën e tij. Duke përdorur përparimet e fundit në skanimet CT, studimi gjithashtu vërtetoi se ai ishte i parrethprerë.

Sipas ekspertëve kjo është relativisht e rrallë në mumiet dhe sugjeron se adoleshenti mund të mos ketë qenë egjiptian, gjë që mund të shtojë provat se edhe të huajt mund të jenë mumifikuar.

Sipas Muzeut Britanik, amuletë të tilla përfaqësojnë dorën e balsamuesit . Ekipi i Saleem tha se ishte vendosur pranë prerjes së balsamimit me besimin se kjo do të ndihmonte trupin të shërohej në jetën e përtejme.

EMISIONET