Skandal me stadiumin e ri të Barcelonës, punëtorët e ndërtimit pa kontrata e rroga

Skandal me stadiumin e ri të Barcelonës, punëtorët e

Një hetim nga "El Periódico" ka zbuluar një skandal të madh me parregullsitë që po shoqërojnë punimet për ndërtimin e stadiumit Camp Nou të Barcelonës. Autoritetet e Katalonjës, nëpërmjet Inspektioratit të Punës kanë rihapur një hetim siç bënë në nëntor 2023, për shkak të ankesës për kushtet e këqija të punës së disa punëtorëve.

Në këtë rast ankesat vijnë nga punëtorë ndërtimi, kryesisht nga Rumania, të cilët pretendojnë se nuk kanë nënshkruar asnjë kontratë dhe se punojnë në kushte të mjerueshme duke marrë një pagë nën nivelin ligjor të pagës minimale në Spanjë.

Media e sipërpërmendur ka vepruar si zëdhënëse e disa prej këtyre punëtorëve, të cilët i bëjnë një “thirrje organeve kompetente” që të përpiqen t'i japin fund këtyre praktikave. Ndërkohë, disa prej tyre nuk punojnë më në ndërtimin e stadiumit të ri të Barcelonës sepse kërkojnë të marrin pagat e prapambetura.

Na thanë që nuk do të na paguajnë asgjë, se duhet të largohemi”, denoncoi njëri prej tyre.

Ka shumë punëtorë që kanë mbërritur në Barcelonë në fund të majit, me premtimin, siç tha njëri prej tyre, se “do të paguhen 100 euro në ditë, me akomodim, transport dhe tri vakte në ditë të përfshira”, por ata gjetën një realitet krejt tjetër.

"Ne kthehemi në shtëpi pas orës 19:00 ose 20:00 të natës, ndërsa shkojmë në punë që në orën 05:00 të mëngjesit", thotë një punëtor.

Për më tepër, ata pushojnë vetëm të dielave dhe duhet të udhëtojnë dy orë në ditë me autobus për të shkuar në vendin ku po ndërtohet stadiumi.

Sipas informacioneve të "El Periódico", në këtë rast, nënkontraktori është Eurobau SRL, ndonëse sindikatat sulmojnë kompaninë turke që ka fituar kontratën për punimet, Limak. Carlos del Barrio, kreu i Komisioneve të Unionit të Punës në Katalonjë, shpjegon se në parim ata kanë një takim këtë të enjte me klubin e Barcelonës.

Barça është përgjegjëse, por ai që duhet të respektojë kontratën është kontraktori kryesor, që në këtë rast është kompania turke dhe që duhet të përmbushë kushtet për punëtorët”, thotë ai.

EMISIONET