Siria pas rënies së diktaturës, Ramkaj: Situata në Lindjen e Mesme është e brishtë
Arben Ramkaj, drejtuesi i Qendrës Ndërfetare në një intervistë në Ora News u shpreh se në Lindjen e Mesme është një situatë e brishtë.
Ramkaj: Siria është një vend që konsiderohet zemra e qytetërimit arab.
Ka në përbërjen e saj shumë etni dhe kultura të ndryshme.
Ardhja e regjimit të Basharit 54 vite më përpara ishte si rrjedhojë e nacionalizimit arab.
Dita e djeshme ishte rënia e një regjimi më jetëgjatë ndoshta në historinë moderne.
Lufta civile në Siri që filloi që në 2011 prodhoi miliona emigrant por edhe shtetin terrorist të ISIS.
Rajoni atje është një rajon që nuk e ka gjetur qëndrueshmërinë e tij.
Është një situatë e brishtë në Lindjen e Mesme.