Siri/ Rebelët amnistojnë rekrutët e ushtrisë nën sundimin e Assadit
Grupet rebele siriane që përmbysën qeverinë e Bashar al-Assad, sapo kanë njoftuar se do t’i japin amnisti të gjithë personelit ushtarak të rekrutuar në ushtri gjatë sundimit të tij.
“Jetët e tyre janë të sigurta dhe askush nuk mund t’i sulmojë”, tha një zëdhënës i Departamentit aktual të Operacioneve Ushtarake. Ndryshe nga Kremlini është bërë e ditur se Bashar al-Assad, dhe familja e tij janë në Moskë dhe se kanë kërkuar azil.
Madje u theksua se u është pranuar azili për arsye “humanitare”, e në Damask grupet rebele janë zotuar se nuk do të persekutojnë eprorët e lartë ushtarak që ishin në kohën e Assadit.