Si nëpër filma, ekzekutohet me breshëri plumbash 31-vjeçari, pamje nga momenti tronditës

Si nëpër filma, ekzekutohet me breshëri plumbash

Një ngjarje e cikla ngjan si ajo në filma ka ndodhur në Philadelphia të SHBA-ve.

Mediat e huaja, kanë publikuar videon, ku dy persona me breshëri plumbash kanë qëlluar drejt 31-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend.

Në video shikohet se ata kanë ndjekur të riun, i cili është ndalur të puna e tij në një karburant.

Më pas ata kanë ndaluar makinën e tyre të kuqe Mazda 3 të vitit 2009 me targë të Nju Xhersit V62-PËX, ku kanë dalë të armatosur deri në dhëmbë e të maskuar.

Ata kanë qëlluar me breshëri ndaj 31-vjeçarit, i identifikuar si Brandon Dixon i cili fatkeqësisht s’u ka shpëtuar dot plumbave.

Policia tashmë ka nisur një hetim për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

EMISIONET