Shtatë persona të armatosur marrin peng punonjësit e spitalit, donin të vrisni një kriminel

Shtatë persona të armatosur marrin peng punonjësit e spitalit,

Të dielën mbrëma, shtatë burra të armatosur morën disa pengje brenda spitalit Napoleón Dávila Córdova në qytetin ekuadorian të Chone.

Sipas medieve lokale kriminelët janë futur me dhunë në spital me qëllimin për të vrarë një anëtar të një bande kriminale armike.

Pas sulmit, personeli i urgjencës në objektin mjekësor arriti të aktivizojë alarmet. Megjithatë, sulmuesit morën peng katër anëtarë të stafit infermieror dhe mjekësor të qendrës.

Në një nga videot e kapura nga persona nga jashtë, vërehet se si disa nga kriminelët i drejtojnë armën një infermiereje, e cila bërtet e dëshpëruar.

Fatmirësisht policia ka arritur të bllokojë qendrën mjekësore pasi janë aktivizuar alarmet. "Policia rrethoi spitalin dhe arrestoi shtatë burrat. Nuk pati të lënduar dhe të gjithë pengjet u liruan shëndoshë e mirë.

“Tani po verifikohet se sa armë kishin ata dhe cilës organizatë kriminale i përkasin", tha komandanti Fausto Salinas.

Nga ana e tij, presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, foli për këtë rast dhe theksoi punën e policisë.

"Më duhet të theksoj punën e jashtëzakonshme të policisë ekuadoriane në spitalin Napoleón Dávila de Chone. Ndërhyrja e tyre arriti të arrestojë shtatë kriminelët, të lirojë katër pengje dhe të shpëtojë jetë. Këto janë forcat tona të ligjit: gati për të mbrojtur qytetarët. Situata nën kontroll ”, - ka shkruar presidenti në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Sipas Policisë, shtatë personat e armatosur po transferohen në Njësinë e Flagrancës dhe pritet që në orët në vijim Prokuroria të bëjë kallëzim penal ndaj tyre.

EMISIONET