Shqiptari nuk i ndalet policisë, aksidentohet dhe i gjenden 17 kg kokainë

Shqiptari nuk i ndalet policisë, aksidentohet dhe i gjenden 17 kg

Tenton ti shpëtojë forcave të rendit, aksidentohet dhe i gjenden në makinë plot 17 kg kokainë.

Ky ishte fati i një shqiptari në Itali, i cili përfundoi në prangat e Guardia di Finanza të Bolonjë, e cila i ishte vënë pas për shkak të targave të klonuara të makinës, raporton Ora News.  

Financierët e kishin ndaluar për shkak të targës që ngjallte dyshime, por shqiptari i dha gaz duke tentuar të arratisej. Pasi kaloi ndarësen e trafikut, makina hyri në zonën e parkimit të një Qendre Tregtare, ku u përplas me dy automjete të parkuara dhe u përmbys, raporton BolognaToday, përcjell Ora News.

Fatmirësisht shqiptari shpëtoi paq nga aksidenti por Guardia Di Financa gjeti 16 blloqe me 17 kilogramë kokainë.

Vetëm dy ditë më parë, Karabinierët e San Giovanni në Persiceto, së bashku me kolegët e tyre nga provincat e tjera, ndaluan një bandë që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike duke sekuestruar 28 kg hashash, marijuanë, kokainë dhe 250 mijë euro cash.

Shqiptari nuk i ndalet policisë, aksidentohet dhe i gjenden 17 kg

EMISIONET