Pamje apokaliptike/ Shpërthen në flakë fabrika në Chicago
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2023, 14:52
Një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë në Chicago Heights.
Ekipet e zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Zjarri shpërtheu në Morgan Li rreth orës 6:30 të mëngjesit të së hënës në bllokun 1100 të Ëashington Avenue.
Ndërtesa është përfshirë tërësisht nga flakët.
Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.