Shpërthen makina afër shkollës, të paktën 5 viktima dhe 20 të plagosur, midis tyre 11 nxënës

Shpërthen makina afër shkollës, të paktën 5 viktima dhe

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur, kur një makinë  në të cilën ishin vendosur lëndë plasëse  shpërtheu pranë një shkolle dhe spitali në kryeqytetin e Somalisë, në Sudan.

“Ka pasur një shpërthim të një makine të bllokuar. Vdekja e pesë personave është konfirmuar dhe 15 të tjerë janë plagosur," tha zëdhënësi i policisë Mohamed Abdilahi për AFP, duke shtuar se 11 nxënës ishin në mesin e të plagosurve.

“Nuk e dimë se cili ishte objektivi i sulmit”, tha ai.

Abdelkadir Abdirahman, drejtor i shërbimit të ambulancës tha: "Deri më tani ne e dimë se pesë persona janë vrarë dhe 23 janë plagosur".

Abdiasias Abu Musab, një zëdhënës i grupit xhihadist Shebab, i tha Reuters se kishte marrë përgjegjësinë për aksionin, duke thënë se objektivi ishte një kolonë e OKB-së.

Shpërthimi, pranë kryqëzimit K4 në zemër të Mogadishu, ishte aq i fuqishëm sa pjesë të shkollave dhe një spitali aty pranë u shembën.

EMISIONET