Shpërthejnë protestat në Hungari, mijëra protestues kërkojnë largimin nga posti të presidentes Novak

Shpërthejnë protestat në Hungari, mijëra protestues

Mijëra demonstrues protestuan dje në mbrëmje për të kërkuar largimin nga posti të presidentes, Katalin Novak për mënyrën se si ajo trajtoi një falje në lidhje me një rast që përfshinte abuzimin ndaj fëmijëve.

Së fundmi u bë e ditur se Novak fali një burrë i cili ishte dënuar ligjërisht për ndihmë dhe nxitje në abuzimin seksual të fëmijëve dhe të rinjve. Novak nuk dha një arsye për faljen e diskutueshme.

Burri që ajo fali ishte nëndrejtori i një shtëpie fëmijësh në Bicske pranë Budapestit. Sipas vendimit të gjykatës, ai i detyroi fëmijët të hiqnin dorë nga dëshmitë e tyre si viktima të abuzimit kundër drejtorit të shtëpisë për të shfajësuar shefin e tij.

Drejtori i shtëpisë u dënua me tetë vjet burg. Zëvendësi i tij i falur u dënua me tre vjet e katër muaj burg. Falja u bë në maj 2023, me rastin e vizitës së papa Françeskut në Budapest.

Kryeministri Viktor Orbán paraqiti një propozim në parlament të enjten në mbrëmje për të ndryshuar kushtetutën hungareze, në mënyrë që në të ardhmen, kriminelët, krimet e të cilëve viktimat e fëmijëve, përgjithësisht të mos falen.

Kjo ishte hera e parë që Orban distancohej nga Novak, ish-zëvendëspresidente e partisë së tij populiste nacional-konservatore ”Fidesz”, në pushtet. Ajo premtoi se do të mbështesë amendamentin e propozuar kushtetues.

Në mbyllje të protestës së djeshme, e thirrur nga partia opozitare ”Momentum” si dhe nga shoqatat studentore, turma e zemëruar hodhi shumë pellushë para derës së pallatit presidencial si një simbol i fëmijëve në rrezik.

EMISIONET