Shokohet mekaniku, hap kofanon e makinës dhe gjen pranë motorit një piton

Shokohet mekaniku, hap kofanon e makinës dhe gjen pranë motorit

Një piton masiv u gjet duke pushuar brenda motorit të një Volksëagen Polo. Pronari e kishte çuar Polo-n në një servis dhe pas dy ditësh e gjeti pitonin në hapësirën e motorit. Ndërsa pitoni tërhoqi shumë shikues dhe njerëz kureshtarë, shërbimet e kafshëve erdhën dhe morën pitonin pa e lënduar.

Pasi pronari parkoi makinën për në servis, një mekanik hapi kofanon e automjetit pas dy ditësh. Mekaniku zbuloi se pitoni po qëndronte aty i mbledhur.

Sapo u përhap lajmi për pitonin në makinë, aty u mblodhën një turmë e madhe njerëzish për të parë gjarprin.

Mekaniku i garazhit ishte përpjekur ta nxirrte pitonin nga hapësira e motorit,  por nuk ia kishte dalë. Ata nuk ishin në gjendje ta lëviznin pitonin, kështu që filluan të përdornin shkopinj duke e goditur atë. Më pas ata thirrën shërbimin e kafshëve, i cili e kapi atë dhe ia dorëzoi departamentit të pyjeve.

Gjarpëri ishte një Rock Python Indian, i cili nuk është helmues. Megjithatë, kafshimi i tyre mund të jetë mjaft serioz, shkruan media e huaj.

Shokohet mekaniku, hap kofanon e makinës dhe gjen pranë motorit

EMISIONET