Shkretëtira e Saharasë përmbytet për herë të parë në dekada
Imazhe të veçanta nga shketëtira e Saharasë tregojnë liqene të përmasave të mëdha të “gdhendur” në duna rëre pasi një nga vendet më të thata në botë u godit nga përmbytjet e para ndër dekada.
Saharaja përjeton shi por më e shpeshta është disa cm në vit dhe shumë rrallë ky fenomen ndodh në fund të verës. Megjithatë në disa ditë të shtatorit, një shi i konsiderueshëm ra në shkretëtirën e Marokut juglindor duke arritur deri në 20 cm.
Ndërsa shiu rridhte mbi terrenin e shkretëtirës, ai krijoi një peizazh të ri, me ujë mes palmave dhe florës së shkretë. Disa nga imazhet më befasuese janë nga qyteti i shkretëtirës Merzouga, ku përmbytja e rrallë krijoi liqene të rinj në dunat e rërës.
Shiu gjithashtu mbushi liqene që janë normalisht të thatë, si ai në Parkun Kombëtar Iriqui, parku më i madh kombëtar i Marokut.
Sahara është shkretëtira më e madhe jopolare në botë, që shtrihet në 3.6 milionë milje katrore. Imazhet satelitore nga shtatori treguan pjesë të mëdha të tij të mbuluara në të gjelbër ndërsa stuhitë shtyheshin më në veri se zakonisht, një fenomen që disa studime e kanë lidhur me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, raporton CNN.
Ngjarje më ekstreme të reshjeve mund të priten në Sahara në të ardhmen, sipas hulumtimeve të fundit, pasi ndotja nga karburantet fosile vazhdon të ngrohë planetin dhe të prishë ciklin e ujit .