Shkatërrohet grupi italo-shqiptar që merrej me trafikun e barnave e klandestinëve, disa të arrestuar

Shkatërrohet grupi italo-shqiptar që merrej me trafikun e barnave e

Koordinuar nga Agjencia Europiane Eurjust, Autoritetet italiane në bashkëpunim me Policinë Shqiptare kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm një operacion policor i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal italo-shqiptar.

Ky grup merrej me trafik të paligjshëm barnash mjekësorë, disa prej të cilave të konsideruara dhe lëndë narkotike si dhe për trafik emigracioni klandestinë.

Operacioni është shtrirë në Shqipëri e në territorin italian të provincave Monza, Milano, Kremona e Brianza.

Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal ndërkufitar, favorizim emigracioni klandestin, trafik ilegal barnash mjekësor, korrupsion në dëm të shtetit italian e falsifikim dokumentesh.

Gjatë këtij operacioni është ekzekutuar dhe një urdhër sekuestrimi paraprak me qëllim sekuestrimi.

Operacioni është ekzekutuar nga një skuadër e përbashkët policore italo-shqiptare nën koordinimin e Eurojust.

EMISIONET