Shkatërrohet banda e grabitësve në Athinë, në pranga tre persona mes tyre një shqiptar

Shkatërrohet banda e grabitësve në Athinë, në pranga

Tre persona mes të cilëve një shqiptar janë arrestuar në Greqi.

Mediat greke, bëjnë me dije se të tre ishin pjesë e një bande që grabisnin shtëpi, biznese dhe makina në kryeqytetin grek.

Mësohet se shqiptari së bashku me dy pakistanezë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur kanë kryer gjithsej 19 vjedhje.

Tre të arrestuarit vidhnin kryesisht në shtëpi, dyqane, parkingje dhe makina, ku merrnin para, pajisje elektronike, sende me vlerë dhe çdo gjë tjetër që mund të shitej me një çmim të mirë.

Kryesisht zonat ku kryenin vjedhjet ishin Kallithea, Akropoli, Paleo Faliro, Nea Smyrni dhe Agios Dimitrios.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar tre telefonat celularë, një kuletë, dy kartat e kreditit, dy biçikleta, një TV dhe një sasi të holla prej EUR 200.

EMISIONET