Shikoni videon/ Raketat drejt Tel Aviv pas sulmit në Gaza

Shikoni videon/ Raketat drejt Tel Aviv pas sulmit në Gaza

Video që po shihni është momenti, kur militantët palestinezë thone se kanë qëlluar me 130 raketa në qytetin izraelit të Tel Aviv.

Sipas mediave të huaja, hedhja e raketave vjen si kundërpergjigje, pas një sulmi ajror izraelit, ku shembi kullat në Rripin e Gazës, që si pasojë humbën jetën 30 persona dhe u plagosën disa të tjerë.

Në video shihen se pallatet shkatërrohen dhe vendi mbushet tym e flakë.

Banorët në Gaza raportuan bombardime në ndërtesa shumëkatëshe, ndërsa familjet kaluan natën në bodrume. Të martën në mbrëmje, një kullë 13-katëshe u godit nga një sulm ajror izraelit dhe u shemb. Më parë banorëve u ishte thënë të evakuohen. 

Nga ana tjetër vetëm disa orë më vonë  ka ardhur përgjigja edhe nga palestinezët të cilët hodhën raketat drejt Tel Aviv.

Tre njerëz u raportuan të plagosur kur një raketë goditi një autobus në Holon, në jug të Tel Aviv. Aeroporti aty pranë Ben Gurion u mbyll dhe fluturimet hyrëse u devijuan për në Qipro.

Hamas dhe grupe të tjera në Rripin e Gazës filluan të lëshonin raketa pas flakëve të së hënës jashtë xhamisë Al-Aqsa në Malin e Tempullit të Jeruzalemit.

Sakaq, Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se sulmet ajrore kundër Gazës do të rriten në ‘forcë dhe frekuencë’ për shkak të breshërisë së raketave që filloi të hënën.

EMISIONET