Shikoni si shembet ura e drunjtë, kamioni bie në lumë, shpëton shoferi

Ky është momenti kur një shofer  përpiqet të kalojë me kamion mbi një urë druri, mbi lumin e fryrë nga reshjet e mëdha në Rusi.

Video është regjistruar nga një dëshmitar okular në vend, me pamjet që tregojnë se ndërsa kamioni po kalonte, ura u këput dhe ra në ujë. Kur kamioni arriti në mes të urës, struktura filloi të lëkundej dhe u shemb në lumë, duke marrë automjetin me vete.

Fatmirësisht shoferi mbijetoi. Tashmë banorët e zonës nuk kanë asnjë mënyrë për të kaluar lumin dhe do të duhet të ndërtojnë një urë tjetër zëvendësuese.

EMISIONET