Shikoni arratisjen më spektakolare nga burgu që keni parë ndonjëherë, policia dha shpërblim të majmë për të

Shikoni arratisjen më spektakolare nga burgu që keni parë

Kamerat e Sigurisë kanë filmuar të gjitha lëvizjet spektakolare të arratisjes së guximshme të një të burgosuri koreaoverios nga një burg kinez.

I gjithë aksioni ndodh natën. I burgosuri me shpejtësi dhe veprime të ngjashme me të një majmuni ngjitet në hekura deri në tarracën e një objekti brenda burgut.  Arrin ti shmanget gardhit elektrik dhe më pas me litar e prish atë.

Më pas hipën në një godinë tjetër dhe nga aty hidhet nga një lartësi jo fort e vogël për të dalë jashtë burgut.

Në fillim i burgosuri nuk lëviz dhe u mendua se ai kishte vdekur por më pas ai shihet të ngrihet dhe të vrapojë.

Më pas një grup gardistësh nisin ta kërkojnë por i dënuari ishte zhdukur nga sytë këmbët.

I arratisuri quhej Zhu Xianjian dhe kishte punuar si minator. Në 2013 ishte arrestuar pasi kishte kaluar kufirin ilegalisht dhe kishte plagosur me thikë një grua.

I kishin mbetur vetëm 2 vite burg nga kryerja e dënimit.

Autoritetet nisën një operacion kërkimi dhe ofruan 23 mijë dollarë si shpërblim për atë që do e arrestonte dhe 15 mijë dollar për atë që jepte informacione që do i ndihmonin ta arrestonin.

Ai u arrestua pas 40 ditëve kërkime. U gjet në një shtëpi buzë liqenit dhe policia e qëlloi në këmbë pasi tentoi të largohej.

 

EMISIONET