Sherr për borxhet e të riut, babai vret djalin 26-vjeçar

Sherr për borxhet e të riut, babai vret djalin 26-vjeçar

Një sherr në familje mëngjesin e sotëm në një apartament në Canelli (Asti) në Itali degjeneroi në vrasjen e të riut 26-vjeçar Valerio Pesce nga babai i tij Piero, 61 vjeç.

Sipas informacioneve fillestare, i riu u godit me një mjet të mprehtë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Më pas rezulton se ka qenë vetë babai që ka telefonuar karabinierët, duke rrëfyer vrasjen.

61-vjeçari nga ana tjetër, u arrestua dhe tani ndodhet në kazermë.

Sipas gjetjeve të para, djali u vra në kulmin e një mosmarrëveshjeje, për arsye ende të paqarta, të lidhura me borxhet e të riut.

Situata familjare, siç del, ka qenë veçanërisht e vështirë prej disa kohësh.

Babë e bir në momentin e krimit kanë qenë vetëm në shtëpi.

EMISIONET