Shenja jete në Saturn? Astronomët zbulojnë shtëllunga avujsh uji në hënën e planetit
Një detaj shumë të rëndësishëm ka arritur të zbulojë NASA në një ndër hënat e Saturnit. Avuj uji në një sipërfaqe -200 gradë celsiut sipas shkencëtarëve shpjegohen vetëm me ekzistencën e nxehtësisë në bërthamën e saj.
Astronomët kanë zbuluar një shtëllungë ujore në formë avulli në hapësirën e Enceladus-it, një hënë e akullt e Saturnit.
Hëna 504 km e gjerë është e njohur për gejzerët e saj, por kjo ngjarje është e veçantë
Rryma e ujit shtrihet ne një hapësirë rreth 9600km - një distancë e barabartë me atë të fluturimit nga Mbretëria e Bashkuar në Japoni.
Shkencëtarët janë shumë kuriozë për Enceladus-is sepse oqeani i tij i kripur nën sipërfaqe që është edhe burimi i ujit mbart kushtet themelore për ekzistencën e jetës.
Super-shtëllunga e re sic e quajnë astronomët zbulua nga teleskopi hapësinor James Webb. Vëzhgimet e mëparshme kishin gjurmuar emetimet e avujve që shtriheshin për qindra kilometra, por ky gejzer është në një tjetër shkallë.
Temperatura në sipërfaqen e Enceladus është minus 200 gradë Celsius. Është shumë i ftohtë,por në thellësi të hënës, ne mendojmë se është mjaftueshëm nxehtë për ta ngrohur këtë ujë dhe ëpr të krijuar këto shtëllung thonë astronomët.
Ne e dimë se thellë në oqeanin tonë në planetin Tokë, në këto lloj kushtesh, jeta mund të mbijetojë. Prandaj ne jemi të emocionuar të shohim këto shtëllunga të mëdha në Enceladus. Ato do të na ndihmojnë të kuptojmë pak më shumë për atë që po ndodh. dhe sa gjasa ka që jeta mund të ekzistojë, por nuk do të jetë jetë si ju dhe unë - do të ishin baktere të thella të detit, tha astronomja skoceze, Catherine Heymans.
Shkencëtarët kanë propozuar një mision të NASA-s të quajtur Enceladus Orbilander që do të përpiqej të jepte përgjigje për ekzistencën e jetës.
Siç sugjeron emri, ky mision do të rrotullohej rreth hënës për të mostruar gejzerët siç bëri Cassini - por me teknologji më të avancuar - dhe më pas do të zbarkonte për të marrë mostra në sipërfaqe.