Shembet ndërtesa, vdesin dy persona plagosen 14 të tjerë

Shembet ndërtesa, vdesin dy persona plagosen 14 të tjerë

Një ndërtesë banimi katërkatëshe në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, është shembur, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 14 të tjerë, thanë zyrtarët.

Trupat e dy personave u gjetën nën rrënoja, thanë autoritetet, duke shtuar se 14 të tjerë u shpëtuan, por raportuan se të tjerët mbetën të bllokuar.

 “Ekipet e shpëtimit nxorrën një trup të dytë nga poshtë rrënojave” të ndërtesës së shembur në lagjen Jabal al-Weibdeh të Amanit, tha zëdhënësi i sigurisë Amer al-Sartawy në televizionin shtetëror.

Lagjja është ndër lagjet më të vjetra të Amanit, që daton në fillim të shekullit të 20-të. Është e njohur për kafenetë, baret dhe vendet artistike.

Një burim në shërbimin e mbrojtjes civile tha se kishte “një numër njerëzish të bllokuar në ndërtesën e shembur”, pa dhënë një shifër të saktë.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e rrëzoi ndërtesën në Aman ditën e sotme.

Kur u pyet se çfarë e kishte shkaktuar kolapsin, Faisal Shuboul, ministri i shtetit i Jordanisë për çështjet e medias, tha:

“Nuk e dimë, është një ndërtesë e vjetër dhe punohet për të zbuluar arsyen e saj. Kryeministri i kërkoi kryetarit të bashkisë së Amanit dhe zyrtarëve të zbulojnë arsyen e shembjes së ndërtesës.”

Videot që qarkulluan në Twitter treguan mbeturina nga një ndërtesë të shembur, me disa anëtarë të forcave të armatosura dhe mbrojtjes civile të pranishëm në zonë.

EMISIONET