Shefi i NATO-s: Vizita e Pelosit në Tajvan nuk është arsye që Kina të reagojë

Shefi i NATO-s: Vizita e Pelosit në Tajvan nuk është arsye

Kina nuk duhet të reagojë ndaj vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në Tajvan, tha të enjten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Vizita e Nancy Pelosit nuk është një arsye që Kina të reagojë ose kërcënojë Tajvanin ose të përdorë retorikë kërcënuese”, tha Stoltenberg për Reuters.

Kina gjuajti të enjten disa raketa pranë Tajvanit në stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake ndonjëherë nëpër ngushticën e Tajvanit, një ditë pas vizitës së Pelosit.

"Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë të NATO-s kanë bërë vizita të nivelit të lartë në Tajvan rregullisht gjatë viteve, kështu që kjo nuk është arsye që Kina të reagojë," shtoi Stoltenberg.

EMISIONET