Shefi i Këshillit Europian: Statusi kandidat për Ukrainën, ‘moment vendimtar’ për BE-në

Shefi i Këshillit Europian: Statusi kandidat për Ukrainën,

Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka quajtur ditën e sotme një "moment vendimtar" për bllokun ndërsa liderët e BE-së takohen për të diskutuar ofertën e Ukrainës për të fituar anëtarësimin.

"Ky është një moment vendimtar për Bashkimin Evropian. Një zgjedhje gjeopolitike që ne do të bëjmë sot," u tha Michel gazetarëve në nisje të samitit te Këshillit Evropian në Bruksel.

Udhëheqësit e BE po shqyrtojnë nëse do të miratojnë vendimin e Komisionit Evropian javën e kaluar për t'i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për në BE.

Presidenti i Këshillit Evropian tha se ishte "i sigurt" se liderët e BE-së do t'i japin statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë dhe "të shprehin një perspektivë të qartë dhe të fortë" evropiane për të dy kombet.

Shefja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola e përshëndeti gjithashtu të enjten si një ditë "historike", duke shprehur "shpresën" e saj se statusit të kandidatit të Ukrainës do t'i jepet drita jeshile.

“Një ditë ku mendova se do të prisnim shumë më gjatë për ta nxjerrë atë në letër, dhe vërtet e mirëpres unitetin dhe udhëheqjen e Bashkimit Evropian për këtë”, tha ajo.

EMISIONET