Shefi i diplomacisë së BE : Të ngremë ushtrinë tonë europiane

Shefi i diplomacisë së BE : Të ngremë ushtrinë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka nevojë për forca të armatosura evropiane për të garantuar sigurinë e bllokut.

Kjo do të ishte një forcë mbështetëse ndaj trupave të NATO-s sipas tij.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Mjedisi i ri i sigurisë tregon se BE-ja duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj. Për këtë, ne kemi nevojë për forca të armatosura evropiane moderne dhe ndërvepruese," deklaroi Borrell.

Sipas Borrell, Bashkimi Evropian duhet të punojë në disa drejtime themelore në mënyrë që të ngrejë ushtrinë evropiane, një ide e hedhur disa herë në vitet e shkuara.

"Shtetet anëtare duhet të punojnë për gatishmërinë luftarake të forcave, duke përfshirë rimbushjen e kapaciteteve ekzistuese. Të rrisin trupat në numër dhe cilësi brenda 5 viteve të ardhshme me qëllimin për të akumuluar boshllëqet nga e kaluara të cilat përfshijnë modernizimin e mbrojtjes ajrore e aftësitë kibernetike. Koha për të çuar përpara mbrojtjen evropiane është tani. Ne duhet të forcojmë bazën industriale të mbrojtjes evropiane dhe kapaciteteve të nevojshme ushtarake,"tha ai.

Qëllimi i të gjithë kësaj sipas Borrell është rritja e kapacitetit mbrojtës dhe forcimi i NATO-s për të mbështetur partnerët evropianë.

Pas fillimit të të ashtuquajturit operacion special në Ukrainë, shumë shtete anëtare të BE-së reflektuan sa i përket armatimit ushtarak, duke rritur me disa për qind buxhetin e mbrojtjes.

Aktualisht blloku evropian nuk ka një ushtri dhe mbrojtja zakonisht është çështje e shteteve anëtare.

 

EMISIONET