SHBA thotë se Irani është "mbështetësi kryesor ushtarak" i Rusisë

SHBA thotë se Irani është "mbështetësi kryesor

Irani akuzohet nga fuqitë perëndimore për furnizimin me dronë të Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës, ndërsa Moska vazhdon të sulmojë infrastrukturën energjetike të vendit.

Shtëpia e Bardhë e ka dënuar më parë bashkëpunimin ushtarak Iran-Rusi, por të premten, 9 dhjetor, përshkroi një marrëdhënie të gjerë që përfshin shkëmbimin e pajisjeve si helikopterët dhe avionët luftarakë, dhe dronët, që rezultuan në sanksione të reja amerikane ndaj entiteteve ruse për përfshira në këtë partneritet.

“Rusia po përpiqet të bashkëpunojë me Iranin në fusha si zhvillimi i armëve dhe stërvitjet”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby.

Ai tha se Moska po i ofron Iranit një nivel të paprecedentë mbështetjeje ushtarake dhe teknike, që po e transformon marrëdhënien e tyre në një partneritet të plotë në fushën e mbrojtjes.

“Ne kemi parë gjithashtu raporte se Moska dhe Teherani po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një linje të përbashkët prodhimi për dronët vdekjeprurës në Rusi. Ne i bëjmë thirrje Iranit të tërhiqet nga ky bashkëpunim.”, deklaroi Kirby.

Zëdhënësi i Uashingtonit tha se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj tre entiteteve me bazë në Rusi, që janë të angazhuara në mënyrë aktive në “blerjen dhe përdorimin e dronëve iranianë”.

Pilotët iranianë thuhet se kanë trajnuar me avionë të avancuar luftarakë Su-35 në Rusi dhe Teherani mund të pajiset me këtë lloj avioni brenda vitit të ardhshëm, gjë që do të “forconte ndjeshëm forcën ajrore të Iranit në krahasim me fqinjët e tij rajonalë”, tha Kirby.

Shtetet e Bashkuara besojnë gjithashtu se Irani po shqyrton mundësinë e furnizimit të Rusisë me “qindra raketa balistike”. Edhe Sekretari i Jashtëm i Britanisë, James Cleverly, kritikoi të premten marrëveshjet midis Moskës dhe Teheranit, të cilat I cilësoi si të ndyra, ndërsa shtoi se “Britania do të vazhdojë të ekspozojë këtë aleancë të dëshpëruar dhe t’i kërkojë llogari të dyja vendeve”.

EMISIONET