SHBA reagon pas deklaratës së Erdogan për anëtarësimin e Finlandës në NATO

SHBA reagon pas deklaratës së Erdogan për anëtarësimin

Shtetet e Bashkuara janë vënë në lëvizje pas sinjaleve negative nga Turqia lidhur me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Presidenti Erdogan tha se në ato vende ka "shumë organizata terroriste" dhe paralajmëroi se Ankaraja mund të vendosë veton, një akt që bllokon hyrjen në aleancë të anëtarëve të rinj.

"Ne po punojmë për të për të qartësuar qëndrimin e Turqisë”, tha ndihmës Sekretarja për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Karen Donfried, e cila shtoi se kjo temë do të diskutohet në takimin ministror të NATO-s në Berlin ku do të marrë pjesë edhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Edhe Pentagoni ka deklaruar se SHBA po punon për të sqaruar komentet e presidentit Erdogan, por se pozita e Ankarasë në aleancën e NATO-s nuk ka ndryshuar për shkak të tyre.

"Asgjë nuk ndryshon në lidhje me pozitën e Turqisë në aleancën e NATO-s. Ne po punojmë për të qartësuar më mirë pozicionin (e tyre)", është shprehur zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Nga ana tjetër, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka theksuar "bashkëpunimin e ngushtë të sigurisë dhe mbrojtjes" midis Shteteve të Bashkuara, Finlandës dhe Suedisë në një telefonatë të përbashkët me liderët e këtyre vendeve më 13 maj, në të cilën ai inkurajoi anëtarësimin e tyre në NATO.

Synimi i Finlandës për tu anëtarësuar ë NATO, i bërë publik këtë javë, e që pritet të pasohet nga Suedia, do të sillte zgjerimin e aleancës ushtarake perëndimore, një akt që presidenti rus Vladimir Putin synoi ta parandalonte duke nisur agresionin në Ukrainë.

Duke theksuar se NATO kishte gabuar kur pranoi si anëtare Greqinë, presidenti turk Erdogan theksoi se Ankaraja nuk do të përsërisë gabime të ngjashme në të ardhmen. Ai akuzoi se vendet skandinave janë strehë për organizatat terroriste. Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se finlandezët do të "mirëpriteshin ngrohtësisht" në aleancë dhe premtoi një proces "të qetë dhe të shpejtë" të pranimit, me mbështetjen e hapur nga Uashingtoni.

 

EMISIONET