SHBA në krizë për qumështin formulë. "Nestle" i vjen në ndihmë

SHBA në krizë për qumështin formulë. "Nestle"

SHBA po përballet prej disa ditësh me një krizë të qumështit pluhur në tregjet vendase.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave deklaroi të hënën se ata po mundohen të sigurojnë importin e formulës për foshnjet për të lehtësuar mungesën kombëtare.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

SHBA prodhon zakonisht 98% të formulës për foshnjat nga importet që vijnë nga Meksika, Holanda e Irlanda. Për shkak të mungesës tregu është në një krizë duke prekur miliona foshnja të cilat e kanë esenciale formulën.

Kompania Nestle lajmëroi gjithashtu se do të furnizojë tregun në SHBA me formulat e saj të prodhura në Holandë dhe Zvicër. Këto dy formula janë specifike për foshnjat që kanë alergji nga qumështi i lopës.

"Ne u dhamë prioritet këtyre produkteve pasi shërbejnë për një qëllim kritik mjekësor", tha kompania.

Përveç transportit ajror të formulës, Nestle lajmëroi se po drejton fabrikat drejt shitësve me pakicë, shitësve online dhe spitalet, raporton CNN.

EMISIONET