SHBA mund të sanksionojë personalisht Putin, nëse Rusia pushton Ukrainën

SHBA mund të sanksionojë personalisht Putin, nëse Rusia pushton

Presidenti i SHBA, Joe Biden, thotë se do mund të vendosë sanksione personale ndaj Vladimir Putin, nëse Rusia pushton Ukrainën.

Biden tha se do të ketë "pasoja të mëdha" për botën nëse Rusia bën një lëvizje ndaj vendit, i cili ndodhet në kufirin e saj jugperëndimor.

Komentet e tij erdhën pasi liderët e  tjerë perëndimorë përsëritën paralajmërimet se Rusia do të paguante një çmim të rëndë për pushtimin që mund të ndodh, shkruan BBC.

Ndërkohë, Moska thotë se e sheh aleancën ushtarake perëndimore NATO-n si një kërcënim, e si rrjedhojë po kërkon garanci ligjore që NATO të mos shtojë anëtarë të rinj nga lindja, duke përfshirë Ukrainën fqinje.

Frika e pushtimit ka bërë që ambasadat perëndimore në Kiev të tërheqin stafin diplomatik.

Diplomatët nga Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca do të mblidhen në Paris sot për bisedime rreth tensioneve të vazhdueshme./Ora News/

EMISIONET