SHBA mbështet protetuesit në Kinë

Shtetet e Bashkuara shprehen hapur në mbështetje të protestuesve në Kinë, por për shkak të marrëdhënies mes dy vendeve zyrtarët e administratës po peshojnë me kujdes fjalët në lidhje me politikat e rrepta “zero-Covid” të qeverisë së Kinës.

SHBA mbështet protetuesit në Kinë

Vala e protestave që kanë përfshirë Kinën ka tërhequr vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët po monitorojnë me kujdes situatën e krijuar.

Kjo pasi Shtëpia e Bardhë është vendosur në një pozitë delikate me Kinën, konkurrentin e saj më të madh, por nuk e ka fshehur aspak mbështetjen për protestat paqësore, që u shfaqën në të gjithë vendin.

Por, për shkak të tyre, zyrtarët e administratës po peshojnë me kujdes fjalët në lidhje me politikat e rrepta “zero-Covid” të Kinës.

Zëri i Amerikës raporton se protestat në rrugë kanë tronditur disa qytete kineze ditët e fundit, pasi 10 persona humbën jetën për shkak të zjarrit që ra në një ndërtesë banimi, që mbahej nën izolim nga autoritetet, duke shkaktuar zemërim të gjerë mbi kontrollet e rrepta ndaj Covidit.

Në Shtëpinë e Bardhë reagimi ishte i matur.

 “Mesazhi ynë për protestuesit paqësorë anembanë botës është i njëjtë dhe i pandryshuar: njerëzve duhet t’u lejohet e drejta për t’u mbledhur dhe për të protestuar në mënyrë paqësore ndaj politikave, ose ligjeve, apo diktateve të cilat ata i kundërshtojnë”, tha John Kirby me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Por, shtoi ai, administrata ishte e kujdesshme në diskutimin e menaxhimit të rreptë të pandemisë nga Pekini, që ka çuar në mbylljen e shkollave dhe bizneseve dhe ka mbajtur dhjetëra miliona njerëz të mbyllur në shtëpi.

Në Kongres, ligjvënësit amerikanë janë më të hapur, duke theksuar ankesat e protestuesve për censurën e qeverisë kineze, simbolizuar nga copa letrash të bardha bosh.

Qeveria e Kinës ka kundërshtuar akuzën se zjarri në apartament, në rajonin Xinjiang të Kinës veriperëndimore, ku jeton pakica myslimane ujgure, u shkaktua nga politikat e tyre për pandeminë, por pa treguar se kur do të përfundonte kjo politikë. Vëzhguesit që ndjekin zhvillimet nga afër thonë se një gjë është e qartë: protestat janë të pazakonshme.

EMISIONET