SHBA kthehet në akullnajë, temperatura ekstreme deri në -78C
SHBA-ja verilindore dhe Kanadaja lindore po përjetojnë një fundjavë të ftohtë, me temperatura rekord dhe erëra të ftohta që krijojnë kushte të rrezikshme, por kushtet pritet të përmirësohen gradualisht duke filluar nga e diela.
Në Mount Washington, New Hampshire, temperatura e ndjerë (pra ndjesia e temperaturës në trup, e cila mund të ndryshojë nga temperatura aktuale dhe varet nga faktorë të ndryshëm, si lagështia dhe shpejtësia e erës) ra gjatë natës të premten në -78°C, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS).
Maja e këtij mali është e njohur për "motin më të keq në botë".
Sipas faqes së specializuar të Weather Channel, temperatura e mëparshme rekord ishte -74°C.
Në Nju Jork, ku termometri lexonte -16°C në Central Park, strehimoret e të pastrehëve u urdhëruan të mos refuzonin hyrjen për askënd.
Në Boston, shkollat janë mbyllur që nga e premtja si masë paraprake.
Në Maine, shërbimi lokal i motit raportoi se temperatura arriti -51°C në qytetin Friendsville, afër kufirit kanadez.