SHBA: Biden thotë ‘po’ për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve

SHBA: Biden thotë ‘po’ për vaksinimin e detyrueshëm

Qeveria Biden po  inkurajon udhëheqësit shtetërorë dhe lokalë që të bëjnë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19, u tha gazetarëve të martën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Jean-Pierre.

"Ne inkurajojmë të gjithë ... nga sektori privat dhe publik të ndërmarrin veprime mbi vaksinimin e detyrueshëm," tha ajo kur u pyet nëse Shtëpia e Bardhë inkurajon shtetet të ndërmarrin veprime mbi vaksinimin e detyrueshëm.

Presidenti Joe Biden javën e kaluar nisi një urdhër federal vaksinimi për punonjësit e korporatave të mëdha dhe agjencitë federale, por edhe për ata që punojnë me ta përmes kontratave.

Duke u kthyer në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden tha se kishte parë " mbështetje përgjithësisht pozitive për vaksinimin e detyrueshëm" pavarësisht besimit të tij se gjithmonë do të ishte një përqindje e vogël e njerëzve që do të refuzonin të vaksinoheshin.

Biden tha se do të takohet sot me punëdhënësit kryesorë për të diskutuar vaksinimin e detyrueshëm.

Urdhrat e mëparshëm të vaksinimit në Shtetet e Bashkuara u prezantuan kryesisht nga qeveritë shtetërore dhe lokale dhe iu referuan vendeve dhe shkollave publike.

 

 

EMISIONET