SHBA: 2 të vdekur dhe dy të plagosur nga rrufeja, trembet edhe roja në Shtëpinë e Bardhë

SHBA: 2 të vdekur dhe dy të plagosur nga rrufeja, trembet edhe roja

Një çift i moshuar nga Wisconsin ka vdekur pasi u goditën nga rrufeja pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington DC.

James Mueller, 76 vjeç dhe Donna Mueller, 75 vjeç, vdiqën nga plagët e marra. Dy të tjerë u goditën dhe u plagosën e janë dërguar në spitalin e qytetit.

Viktimat ishin në Lafayette Park gjatë një stuhie të dhunshme të enjten kur u goditën, thanë zyrtarët e zjarrit.

Shtëpia e Bardhë ka shprehur ngushëllime për familjet e çiftit të vdekur. Rrufeja goditi katër personat pranë një peme pranë gardhit që rrethon kompleksin e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, një video është regjistruar të enjten ku një roje marine përpara Shtëpisë së Bardhë duke u trembur nga bubullima dhe një goditje rrufeje aty pranë, përpara se të merrte vendimin për të shkuar brenda për disa minuta.

Ndërsa veproi kështu, ai nuk i thyen sjelljet e tij formale për të hapur derën dhe për t'u strehuar.

EMISIONET