Sërish urgjencë mjekësore për sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Austin i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do t’ia transferojë pushtetin dhe përgjegjësitë zëvendëses së tij, teksa ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale të premten mbrëma.
Shefi 70-vjeçar i Pentagonit do t’i nënshtrohet një procedure mjekësore për problemet e fshikëzës dhe nuk do të jetë ‘në gjendje të kryejë funksionet e tij’.
Zëvendës Sekretarja e Mbrojtjes Kathleen Hicks do të marrë përkohësisht detyrën dhe do të veprojë si Sekretare e Mbrojtjes.
Pentagoni tha se operacioni nuk ishte i lidhur me betejën e tij me kancerin , i cili ishte qendra e polemikave në fillim të këtij viti, kur nuk e bëri të ditur trajtimin e tij në Shtëpinë e Bardhë .