Sërish tensione në qiell të hapur/ Aeroplanët britanikë e gjermanë interceptojnë avionin rus
Dy aeroplanë luftarakë Typhoon që i përkasin Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, kanë interceptuar një aeroplan rus pranë hapësirës ajrore të Estonisë, që është aksioni i tyre i parë i përbashkët i këtij lloji, raporton BBC.
Aeroplanët luftarakë u ngritën në ajër të martën për të interceptuar një “cisternë fluturuese” Il-78 Midas që fluturonte midis Shën Petersburgut dhe Kaliningradit, dhe që nuk arriti të kontaktonte me kontrollin e trafikut ajror në Estoni.
Forcat ajrore britanike dhe gjermane aktualisht po kryejnë një kontroll të planifikuar të përbashkët patrullimi në rajon në kuadër të NATO-s.
Interceptimi i aeroplanit rus ndodhi gjatë patrullimit rutinor, por që është operacioni i parë i përbashkët i këtij lloji për vendet e lartpërmendura.
Incidenti ndodhi në një kohë të tensioneve të shtuara midis NATO-s dhe Rusisë për pushtimin rus të Ukrainës, por nuk ka asnjë provë që incidenti lidhet me përplasjen midis një aeroplani luftarak rus dhe një droni amerikan mbi Detin e Zi, që ndodhi në të njëjtën ditë.
Pas “përcjelljes” së Midas, të dy aeroplanët interceptuan aeroplanin An-148, i cili po kalonte pranë hapësirës ajrore të Estonisë.