Kapet jahti spanjoll me 5.2 ton kokainë, vlera 200 milionë euro

Kapet jahti spanjoll me 5.2 ton kokainë, vlera 200 milionë euro

Autoritete portugeze kanë sekuestruar një ngarkesë me 5.2 ton kokainë, që ndodhej në një jaht spanjoll, në Oqeanin Atlantik.

Mësohet se në pranga kanë rënë  dy shtetas spanjoll dhe një shtetas nga Peru. Besohet se ishin pjesë e grupit që merrej me trafikimin ndërkombëtar të kokainës.

Autoritetet dyshojnë se kokaina i përkiste një bande ndërkombëtare të trafikut të drogës që po sillte kokainë në Evropë përmes Gadishullit Iberik.

Kapet jahti spanjoll me 5.2 ton kokainë, vlera 200 milionë euro

Shefi i policisë, Luis Neves, duke treguar 183 pakot e  drogës, tha se kjo  është "goditja më e madhe e lëndëve narkotike në Portugali dhe Europë, në 15 vitet e fundit".

"Kjo është një goditje për ata që  kanë dashur të sjellin kokainë në Evropë”, ka thënë Luis Nevec nga policia portugez.

Kapet jahti spanjoll me 5.2 ton kokainë, vlera 200 milionë euro

Vlera e kokainës së sekuestruar nëse do të shitej në treg, do të kapte vlerën e 200 milionë eurove, njoftoi policia portugeze.

Operacioni policor ndërkombëtar përfshiu shtete të ndryshme, si Spanja, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar./Ora News/

EMISIONET