“Sad*sti” që vr*u 3 fëmijë! Adoleshenti britanik dënohet me 52 vjet burg, por “shokon” hetuesit
Një adoleshent britanik u dënua me të paktën 52 vite burg për vrasjen e tre vajzave të reja dhe plagosjen e 10 të tjerëve korrikun e kaluar në veri të Anglisë. Në gjyq u zbulua se autori ishte fiksuar me dhunën dhe gjenocidin, ndërsa disa nga viktimat pësuan lëndime të rënda dhe sadiste.
Një adoleshent britanik që vrau tre vajza të reja në një event vallëzimi me tematikë Taylor Swift u dënua me të paktën 52 vite burg, për ngjarjen e cilësuar momentet më të dhimbshme në historinë e Britanisë.
Axel Rudakubana, 18 vjeç, pranoi krimin dhe nuk shfaqi pendesë për sulmin e korrikut të kaluar në qytetin Southport në veri të Anglisë, por refuzoi të dëgjojë vendimin e drejtësisë
Autori i shpëtoi dënimit me burgim të përjetshëm ishte 17 vjeç kur ndodhi sulmi, por Gjyqtari tha se ishte e pamundur që ai të lirohej ndonjëherë.
Në Gjykatë u panë pamje tronditëse të vajzave që bërtisnin dhe largoheshin me vrap nga ndërtesë ku ndodhi ngjarja.
Autoritetet publikuan gjithashtu foto të asaj çfarë gjetën gjatë kontrollit në shtëpinë e adoleshentit.
Ata u shprehën të shokuar nga ajo që zbuluan nën shtratin e 18-vjeçarit.
Përveç shigjetave, thikës, ata gjetën dhe një kuti ushqimi e cila ishte e mbushur me përbërje helmuese, që mund t’u merrte jetën më shumë se 13 milionë njerëzve.
Autori posedonte një manual trajnimi të Al Kaedës dhe kishte prodhuar ricin, një helm vdekjeprurës, të cilin gjykatësi tha se ishte e mundur që ai të kishte ndërmend ta përdorte.
Prokurorja tha në Gjykatën e Liverpool-it se Autori ishte i fiksuar me dhunën dhe gjenocidin, dhe dy nga viktimat e tij pësuan lëndime aq të tmerrshme sa ishin "të vështira për t'u shpjeguar përveçse si sadiste".
Pas arrestimit të tij,i riu i tha policisë: "Jam i lumtur që ato fëmijë janë të vdekur, kjo më bën të lumtur."