Rusia tërhiqet nga kufiri me Ukrainën

Rusia nisi të premten tërheqjen e trupave nga kufiri lindor i Ukrainës, në përpjekjen për të shtensionuar situatën mes dy vendeve.

Ministria e Brendshme ruse njoftoi se operacioni do të përfundojë brenda 1 majit.

Mbi 100 mijë trupa, tanke, avionë luftarakë dhe luftanije ruse janë dislokuar prej javësh në gadishullin e Krimesë dhe më afër Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, iu përgjigj të enjten ftesës së homologut ukrainas, Volodimir Zelenski, për t'u takuar bashkë.

"Lidershipi aktual i Ukrainës ka ndërmarrë shumë hapa për t'i shkatërruar raportet ruso-ukrainase. Nëse presidenti Zelenski do që t'i rindërtojmë ato raporte, është i mirëpritur në Moskë, në kohën e përshtatshme për të."

Të premten, Rusia përmbylli edhe stërvitjet ushtarake në zonën e Krimesë të aneksuar nga Ukraina ë vitin 2014.

Ministri i Mbrojtjes tha se mbi 10 mijë pjesëtarë të forcës së armatosur, 1,200 makineri, 60 luftanije dhe 200 avionë luftarakë që morën pjesë në stërvitje, treguan aftësitë për të mbrojtur sigurinë e vendit.

EMISIONET