Rusia, si ISIS për Zelenskyn: Shpallni Moskën shtet terrorist zyrtarisht

Për presidentin Zelensky sanksionet kundër nuk mjaftojnë e për këtë ai i bën thirrje globit që ta shpallin Rusinë shtet terrorist, duke denoncuar edhe situatën tejet të vështirë për ukrainasit në lindje të vendit, kur ushtria ruse ka bërë mjaft përparim.

Rusia e shtyu sulmin e saj në lindje të Ukrainës duke thënë se kishte pushtuar qytetin strategjik të Lliman dhe pretendoi se kishte rrethuar qendrën urbane të Severdonjeckut.

Një zyrtar ukrainas mohoi pretendimin e Moskës se Severodonetsk ishte rrethuar, duke thënë se trupat qeveritare kishin zmbrapsur forcat ruse nga periferitë e qytetit kyç.

Edhe presidenti Zelenski rrëzoi pretendimin e Rusisë, megjithëse e pranoi se ofensiva ruse është në epërsi.

Zelensky: Situata është shumë e vështirë. Sidomos në ato zona në rajonin e Donbasit dhe Kharkivit, ku ushtria ruse po përpiqet të shtrydhë të paktën një rezultat për vete. Fushat kryesore të luftës në front janë ende Severodonjeck, Llisihansk, Bakhmut, Popasna dhe qytete të tjera ku është fokusuar ofensiva ruse. Por mbrojtja jonë qëndron.

Kryetari i shtetit ukrainas tha se ka ardhur koha që të bota ta shpallë Rusinë shtet terrorist.

Zelensky: Përsëri dhe përsëri do t'i kujtoj botës se është e nevojshme që më në fund të njihet zyrtarisht Rusia si një shtet terrorist, një shtet sponsor i terrorizmit. Është e vërtetë. Kjo është e sinqertë dhe pasqyron realitetin e përditshëm që pushtuesit kanë krijuar në Ukrainë dhe janë të etur për të vazhduar në Evropë. Dhe kjo duhet të sanksionohet ligjërisht.

Vërejtjet e presidentit erdhën pasi Rusia tha se kishte testuar me sukses raketa hipersonike në Arktik.

EMISIONET