Rusia rinis sulmin në Donbas

Rusia rinis sulmin në Donbas

Rusia ka intensifikuar sulmin për të marrë kontrollin e plotë të rajonit të Donbasit në lindje të Ukrainës.

Duke pretenduar se kanë arritur të marrin kontrollin dhe në uzinën e çelikut, që ishte zona e vetme e kontrolluar nga Kievi në Mariupol, ushtria e Moskës synon të kontrollojë edhe provicën e Luhanskut.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Ushtria ruse ka nisur një fushatë intensive shkatërrimi në qytezën Sievierodonetsk; numri i bombardimeve është dyfishuar, ka granatime edhe nëpër ndërtesa banimi”, ka thënë guvernatori i Luhanskut, Serhiy Hayday në kanalin e tij në Telegram.

Rusia rinis sulmin në Donbas

Në orët e para të 21 majit, sirenat ajrore janë dëgjuar në një pjesë të madhe të Ukrainës, duke përfshirë kryeqytetin Kiev dhe rajonin e Odesas në jug.

Megjithatë të dhënat për dorëzimin e plotë të Mariupolit janë ende të paqarta.

“Ambientet e fabrikës, ku kanë qenë të fshehur militantët, janë nën kontroll të plotë të forcave të armatosura ruse”, ka thënë ministria përmes një deklarate ndërsa dyshohet se nga luftimet e gjata kanë mbetur rreth 20 mijë viktima.

Ukraina nuk e ka konfirmuar dorëzimin e plotë të Mariupolit ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky, ka thënë më herët se mbrojtësit në Azovstal kanë marrë mesazh të qartë nga komanda ushtarake që mund të dalin jashtë dhe të ruajnë jetët e tyre.

Për Rusinë ka qenë e rëndësishme marrja e kontrollit të Mariupolit, qytet me dalje në Detin Azov, për të krijuar një korridor tokësor me Gadishullin e Krimesë, të cilin Moska e ka aneksuar më 2014, si dhe për t’iu mundësuar trupave ushtarake kalim të lehtë në betejën për të kontrolluar rajonin e Donbasit.

EMISIONET