Rusia: Nuk kishim 'zgjidhje' veç anulimit të bisedimeve bërthamore me SHBA-në

Rusia: Nuk kishim 'zgjidhje' veç anulimit të bisedimeve

Moska tha të martën se nuk kishte "zgjidhje" veçse të anulonte bisedimet me SHBA-në mbi inspektimet sipas traktatit të ri të kontrollit të armëve bërthamore START, njoftuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve.

Zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov tha se Uashingtoni dëshironte të diskutonte rifillimin e inspektimeve, ndërsa Moska kishte prioritete të tjera.

Situata në Ukrainë luajti gjithashtu një rol në vendimin e minutës së fundit të Rusisë për të anuluar takimin e komitetit dypalësh, i cili do të fillonte në Kajro sot, më 29 nëntor.

Ryabkov tha se nuk ka gjasa të ketë ndonjë takim midis dy palëve këtë vit, sipas agjencive të lajmeve.

EMISIONET