Rusia ndryshon taktikë, zhvendos luftimet nga Donbasi drejt jugut të Ukrainës

Rusia ndryshon taktikë, zhvendos luftimet nga Donbasi drejt jugut të

Inteligjenca britanike ka paralajmëruar nisjen e një faze të re të përballjes ushtarake Rusi-Ukrainë.

Sipas raportimeve, luftimet në fazën e tretë pritet të përqendrohen në një territor që përshkon qytetin e Zaporizhjas dhe atë të Hersonit, me një shtrirje prej rreth 350 kilometrash.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Madje për këtë pritet të përdoren dhe trupat që deri më tani ishin të vendosura në zonën e Krimesë.

Tashmë janë ngritur dyshime se forcat janë në pritje të nisjes së kundërsulmit duke u grupuar në jug të Ukrainës.

Nga ana tjetër nuk mungojnë as raportimet se karvanë të gjatë me tanke dhe kamionë ushtarakë të Moskës janë duke lëvizur në jugperëndim të Kievit duke u larguar nga Donbasi.

Por nuk kanë munguar as akuzat për krime të rënda. Ndërsa Kievi ka deklaruar se ushtria kundërshtare ka vrarë civilë, të premten u ngritën pretendime për sulm të termocentralin bërthamor në Zaporizhia.

Të dy palët kanë fajësuar njëra-tjetrën, por pa marrë përsipër sulmin.

Këtë javë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se situata në termocentralin bërthamor ishte "e paqëndrueshme".

"Çdo parim i sigurisë është shkelur në një mënyrë ose në tjetrën," tha shefi i IAEA, Rafael Grossi.

EMISIONET