Rusia kritikon Papën për përshkrimin e grupeve të saj etnike si “mizore”

Rusia kritikon Papën për përshkrimin e grupeve të saj etnike

Rusia ka kritikuar komentet e Papa Françeskut se disa grupe pakicë të ushtarëve të saj, kanë pasur sjellje më të këqija sesa të tjerët, në luftën e nisur në Ukrainë muaj më parë.

Trupat “më mizore” janë zakonisht ato të çeçenëve dhe burjatëve, ka thënë Papa për revistën amerikane, America.

Rusia i ka konsideruar këto deklarata si “çoroditje” dhe ka thënë se grupet kombëtare janë “një familje”.

Përgjatë intervistës, Papa është pyetur për atë që konsiderohet si ngurrim nga ana e tij për të dënuar drejtpërdrejt Rusinë për luftën e nisur.

Si përgjigje, ai ka thënë se ka pranuar “shumë informacione për mizorinë e trupave”.

“Në përgjithësi, trupat më mizore janë ato që janë në Rusi, por që nuk kanë traditë ruse, siç janë çeçenët, burjatët e të tjerë”, ka thënë ai.

Papa ka thënë po ashtu se “ajo që po pushton është Rusia”.

Çeçenët janë me origjinë nga Çeçenia, rajon në jugperëndim të Rusisë dhe janë kryesisht myslimanë.

Burjatët, grup etknik mongol kanë origjinë nga lindja e Siberisë dhe funksionojnë sipas praktikave të budizmit.

Rusia përbëhet nga shumë republika me grupe të ndryshme etnike dhe fetare.

Feja kryesore në këtë shtet është ajo ortodokse.

Papa Françesku ka thënë se ka biseduar disa herë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes telefonit, por edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, përmes përfaqësuesve të Selisë së Shenjtë në Rusi, citon REL.

EMISIONET