Rusia kërkon këngëtaren ukrainase, fituesja ukrainase e Eurovizionit akuzohet “lajmeve të rreme”

Rusia kërkon këngëtaren ukrainase, fituesja ukrainase e

Këngëtarja Ukrainase, njëherësh fituesja e eurovizionit në vitin 2016, është shpallur në kërkim nga Rusia. Nuk jepen detaje se në cilin nen është ngritur çështja penale ndaj saj, por akuzohet për përhapjen e “lajmeve të rreme” për ushtrinë ruse.

Kur kemi hyrë në muajin e 20 të sulmit të Rusisë ne Ukrainë, as këngëtarët nuk i shpëtojnë dot, përndjekjes prej Moskës.

Ministria e Brendshme e këtij shteti ka përfshirë këngëtaren ukrainase Qirim Jamala, me origjinë tartare të Krimesë, në listën e të kërkuarve.

Siç raportojnë mediat në bazën e të dhënave asnjëherë nuk përmendet se në cilin nen është ngritur çështja penale. Megjithatë, Jamala akuzohet për përhapjen e “lajmeve të rreme” për ushtrinë ruse. Madje Një gjykatë ruse ka lëshuar një urdhër arresti në nëntor në mungesë të saj.

Kujtojmë që në vitin 2016 ajo fitoi Konkursin e Këngës në Eurovizion me këngën e saj për dëbimin e tatarëve të Krimesë gjatë epokës së Stalinit. Këngëtarja ka dënuar aneksimin e Krimesë që nga viti 2014.

Ajo shkaktoi polemika, me pretendimet se teksti thyen rregullin e konkursit kundër këngëve të hapura politike.

“Shekujt e Perandorisë Ruse, atëherë Bashkimi Sovjetik, tani Rusia bënë shumë propagandë për të na mbyllur gojën. Pastaj i thanë gjithë botës se ne nuk ekzistonim. Por ne e dimë të vërtetën. Unë e di të vërtetën. Prandaj për mua është vërtet e rëndësishme ta tregoj këtë të vërtetë përmes secilës prej këngëve në këtë album”, tha Qirim Jamala.

Jamala aktualisht është në një turne për rritjen e fondeve dhe ndërgjegjësimit në Australi.

EMISIONET