Rusia i bën ‘avokatin’ Trump-it

Rusia i bën ‘avokatin’ Trump-it

Ish-presidenti Donald Trump është marrë në mbrojtje tashmë edhe nga Kremlini.

Zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov duke folur në një aktivitet për mediet dhe informacionin, e quajti flagrant pezullimin e ish-presidentit Trump nga Twitter, Facebook dhe Instagram.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Kur Trump u bllokua në rrjetet sociale, ai ndoshta humbi diku më shumë se 130 milion njerëz, 10 milionë më pak se sa popullsia e Rusisë. Ky, natyrisht, është një rast krejtësisht flagrant, duke folur për luftërat e informacionit, unë ndoshta harrova t'ju them se ata janë bërë jo vetëm kundër nesh, ata janë në luftë me njëri-tjetrin, me vendet e tjera", ka thënë ai.

Peskov me këtë rast, nisi të ngrejë pretendime kundër perëndimit se ata po manipulojnë informacionet në lidhje me luftën në Ukrainë.

Zëdhënësi i Putin iu tha të rinjve që ishin të pranishëm në aktivitet se po përballen me një luftë informative të paprecedentë.

"Gënjeshtra me të cilën po përballemi është gjithashtu e paprecedentë. Në fakt, intensiteti i kësaj lufte informative, ju ndoshta nuk mund ta imagjinoni, por ajo është e vërtetë. Brezat e vjetër aq më tepër, ne kurrë nuk e kemi parë këtë që po ndodh tani", tha Peskov.

Kujtojmë që mediet ruse janë ndaluar pas nisjes së të ashtuquajturit operacion special në Ukrainë në shumicën e vendeve evropiane, për propagandë të lidhur direkt me zyrën e presidentit Vladimir Putin.

EMISIONET