Rusia, gati për shkëmbimin e të burgosurve me SHBA
Moska ka pritur vendimin e Gjykatës ruse e cila dënoi sportisten amerikane për lëndë narkotike për të shprehur gatishmëri për të diskutuar me Uashingtonin për të burgosurit. Ministri i Jashtëm rus thotë se kjo çështje mund të diskutohet në nivel presidentësh.
Çështja e të burgosurve mes Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara mund të shkojë në zyrat e presidentëve Biden dhe Putin.
Kështu u shpreh të premten kryediplomati rus, Sergej Lavrov i cili iu përgjigj kërkesës së Uashingtonit për të burgosurit respektivë në dy superfuqitë.
Sergej Lavrovu shpreh se "Rusia thotë se është e gatshme të diskutojë një shkëmbim të burgosurish me Uashingtonin në nivel presidencial. Ne jemi të gatshëm ta diskutojmë këtë çështje, por vetëm brenda kornizës së kanalit të komunikimit për të cilin janë dakorduar dy presidentët".
Shprehja e gatishmërisë së Rusisë vjen një ditë pasi një gjykatë në Moskë dënoi me 9 vite burgim yllin e basketbollit amerikan Brittney Griner për përdorim të lëndëve narkotike.
Presidenti Biden në një reagim të tij, e quajti vendimin si të padrejtë dhe mori në mbrojtjen sportisten për të cilën tha se është e pafajshme.
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Rusisë më herët që të pranojë ofertën e saj për një marrëveshje për lirimin e Griner dhe ish-marinsit amerikan Paul Whelan, i cili u dënua me 16 vjet burg për akuzat për spiunazh.
Marrëveshja e mundshme vjen në mes të tensioneve të rritura mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për shkak të luftës në Ukrainë.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha javën e kaluar se Uashingtoni i kishte bërë një propozim thelbësor për shkëmbimin e të burgosurve gjatë një telefonate me zotin Lavrov.
I burgosuri rus i profilit më të lartë në Shtetet e Bashkuara është Victor Bout, një trafikant armësh, i cili po vuan dënimin në burgjet amerikane pasi u dënua me 25 vjet burg.
Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se Uashingtoni ka ofruar për ta shkëmbyer atë.
-
Fëmija humbet lodrën dhe kërkon ndihmë nga policia
5 Gusht, 08:26
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë kryer tashmë një shkëmbim të të burgosurve që nga fillimi i ofensivës së Moskës në Ukrainë.
Në prill, Uashingtoni shkëmbeu ish-marinsin amerikan Trevor Reed për kontrabanduesin e dënuar të drogës Konstantin Jaroshenko.